Celebrities Gossip Showbiz

Një fillim viti me shumë surpiza, çfarë po planifikon këtë herë Capital T?

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ky fillim viti ja qenë shumë intensiv për Capital T, pasi artisti ka publikuar disa projekte të reja në vetëm shumë pak kohë. Kënga e tij më e fundit e publikuar para pak ditësh titullohet “Zani i popullit” e ka kaluar 1.4 milion klikime. Duket se Kapo nuk ka ndërmend të bëj aspak pushim dhe vetëm pak më parë na ka treguar pak nga projekti më i ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Para pak kohësh kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar rreth një muaj më parë. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.