Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. Projekti i tij më i fundit muzikor është ‘Drill’ që nga ndjekësit është cilësuar si një dedikim i hapur për ‘kundërshtarin’ e tij, Don Xhonin.
E duket se pas suksesit të madh që pati ky projekt thënë kjo nga milionat e klikimeve në platformën YouTube, artisti është gati për një tjetër projekt. Këtë na e ka zbuluar vetë me anë të një Instastory, teksa ka treguar se po e dëgjon në makinë. Edhe pse nuk na ka zbuluar asnjë pjesë nga duke na e lënë surprizë, Finem ka treguar titullin që do të mbajë kënga dhe është ‘Meteor’.
Ai gjithashtu ka zbuluar dhe datën e publikimit që është ditën e shtunë në orën 18:00 dhe ka zbuluar se kjo këngë në fakt është realizuar që në 2019-ën dhe është e bazuar në historinë e vërtetë të një mikut të tij i cili fatkeqësisht nuk jeton më.
‘Zhurmës’ së konfliktit mes Don Xhonit dhe Finem i është bashkuar dhe Stresi i cili njihet për miqësinë e tij me këtë të fundit, madje dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore. Pak muaj më parë, ai ndau një Instastory ku shfaqej duke dëgjuar një pjesë nga ‘diss-i’ i Finem për Don Xhonin dhe krahas ka treguar qartazi anën e kujt mban.