Celebrities Gossip Showbiz

Një sukses shumë i madh, Adrola Dushi merr një titull të rëndësishëm në vendlindjen e saj!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar!

“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.”

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, për sa i përket djalit të saj Troi, modelja nuk na i kursen postimet me të duke treguar marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin. Pak minuta më parë me në të një Instastory, bukuroshja ndau me ne një foto nga biseda e saj me vogëlushin, ku nuk mungonin figurat plot me dashuri që i dërgojnë njëri-tjetrit.