Celebrities Gossip Music Showbiz

Një tjetër sukses për artisten Bebe Rexha, bashkëpunimi i saj “I’m Good(Blue)” mban vendin e parë në…

Për shumë prej nesh mund të jetë e pritshme pasi një nga hitet më të dëgjuara, bashkëpunimi i David Guettas dhe Bebe Rexhës me këngën “I’m Good (Blue)” të jetë vlerësuar nga një studim i ri si më i dëgjuari i këtij viti në paltformën Spotify. Sipas Evening Standard:

 I’m Good (Blue)” ndan vendin e parë në tabelën e vlerësimeve me “Nanana (It Goes Like)” të Peggy Gou – një këngë tjetër që karakterizon një nominim për një klasik të Eurodance të viteve 1990.

Studimi i publikuar të premten nga Slingo ka gjetur se të dyja këngët shfaqen në të njëjtin numër të playlist-ave të përdoruesve të Spotify – një tregues i mirë i asaj që mund të zbulohet si kënga më e dëgjuar në vitin 2023 në platformën e transmetimit.

Një zëdhënës gjithashtu u shpreh për studimin se:

Në të vërtetë, katër hite të Calvin Harris janë në top 50 këngët më të shfaqura në playlist-at e përdoruesve të Spotify, që është më shumë se çdo artist tjetë.

Bashkëpunimi i artistes shqiptare me DJ-in e famshëm francez gjithashtu ka qëndruar në krye të klasifikimit në top-listën e zhanrit ‘dance/eletronic’ në Billboard për një vit të tërë. Kënga vjen si një ripërpunim i hitit “Blue (Da Ba Dee)” të vitit 1998, të grupit të famshëm italian, Eiffel 65.