Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas suksesit me “I’m Good (Blue)” Bebe Rexha dhe David Guetta sjellin këngën e re!

Bebe Rexha dhe David Guetta janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor. Dyshja me famë ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të radhës të quajtur, “One in a Million”. Artistja me origjinë nga Dibra ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se projekti tashmë ndodhet në YouTube.

Kënga ndërkohë është shoqëruar me një video pasi akoma nuk është kompletuar edhe me klip. David dhe Bebe kanë bashkë edhe këngë të tjera si “I’m Good (Blue) dhe “Say My Name” me miliona klikime në YouTube. Ndërkaq, së fundmi Rexha ka shpërthyer në lot dhe ka konfirmuar se është ndarë me të dashurin e saj prej shumë kohësh.

33-vjeçarja ishte në mes të një koncerti në Londër kur njoftoi se i kishte dhënë fund gjërave me të dashurin e saj, producentin Keyan Safyari, 38-vjeç. “Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni,” i tha ajo turmës përpara se të performonte baladën e saj emocionale, “Atmosphere”.