Gossip Music

Njihuni me emrat e mëdhenj të muzikës që do t’i bashkohen hapjes së Kampionatit të Botërorit!

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja dhe aktorja e famshme Lady Gaga dhe grupi Abba mund të performojnë në Kupën Botërore të Katarit vitin e ardhshëm. Krahas mundësisë për të parë muzikantë elitarë, fansat gjithashtu do të jenë në gjendje të eksplorojnë një port të ri që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6,000 tifozë futbolli.

Sipas “The Times”, Katari dëshiron të përshëndesë tifozët nga e gjithë bota “të stilit perëndimor” dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj muzikorë si Lady Gaga, grupi Abba, Andrea Bocelli dhe grupi Aerosmith. Këngëtarët dhe muzikantët, të gjithë kanë kontrata me kompaninë e famshme “Universal”, e cila ka një partneritet me FIFA-n.

Sidoqoftë, tifozët e futbollit do të duhet të jenë të kujdesshëm. Sipas ligjit të Katarit, është një vepër penale të dehesh në publik ose të pish në vende publike. Mosha e pirjes në vend është 21-vjeç dhe raporti i “The Times” thotë se ligjet nuk ka gjasa të ndryshojnë për turneun.

Është mirë që tifozët e futbollit të qëndrojnë brenda zonave të caktuara për të provuar dhe shmangur çdo ndërlikim. Kupa Botërore e vitit të ardhshëm do të jetë ndryshe nga të tjerat. Do të jetë Kupa e parë Botërore e mbajtur në dimër dhe distanca më e madhe midis stadiumeve është vetëm 45 milje. Tifozët e futbollit mund të shikojnë tre ndeshje të Kupës së Botës në ditë, me turneun e shtrirë prej 28 ditësh.