Celebrities Gossip Showbiz

Nora Istrefi bën deklaratën e fortë në lidhje me Robert Berishën, por më pas pendohet…

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të showbiz-it. Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre.

Së fundmi, Nora dhe Roberti u kapën mat nga paparacët në Aeroportin e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit. Dyshja Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana dhe vajza Renee.

Kjo gjë e ka bërë dyshen të jenë në qendër të portaleve për një rikthim të mundshëm mes tyre. Megjithatë pak orë më parë, Nora reagoi me anë të një Instastory duke mohuar këto spekulime dhe duke pranuar se takohet me Robertin, vetëm prej vajzës së saj Renee.

Por, mesa duket Nora ka vendosur të fshijë deklaratën e saj. Këngëtarja pak orë pas, e ka fshirë postimin duke preferuar që të mos flasë më për këtë temë.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë në lidhje me ribashkimin e mundshëm mes tyre dhe na çuditi pak me përgjigjen e tij. I pyetur nëse është ribashkuar me Norën, ai ka treguar se në fakt nuk janë ndarë kurrë.

Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.