Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni rolin e ri të Gigi Hadid në këtë film…

Gigi Hadid është një modele shumë e suksesshme e cila së fundmi është bërë nënë për herë të parë. Bukuroshja dha një intervistë kohët e fundit, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rreth mënyrës si sillet Zayn Malik me familjen e saj gjatë debateve dhe diskutimeve familjare.

Duket se modelja bukuroshe ka vendosur të eksperimentojë, dukeqenë se vendi i ri ku do të punojë nuk lidhet me pamjen e saj të jashtme tepër të mrekullueshme. Përkundrazi, Gigi nuk do të duket aspak, teksa thjesht do të dhurojë zërin e saj.

Bëhet fjalë për filmin “Never Have I Ever”, në sezonin e ri të të cilit, Gigi do të ketë për një episod një rol të veçantë. Madje ajo e ka shpjeguar lidhjen që ka me këtë rol, dhe duket se është diçka përtej asaj profesionales.

Ky është Paxton Hall-Yoshida. Ai është një djalë 16-vjeçar nga Sherman Oaks i Kalifornisë. Ju mund të pyesni veten pse po e bëj diçka të tillë, pse po marr kohë nga jeta ime plot angazhime për të treguar historinë e këtij djali 16-vjeçar? Besojeni ose jo, unë kam një lidhje me këtë fëmijë.  Ne jemi nënvlerësuar vazhdimisht sepse njerëzit na shohin si simbole seksi.

Gigi ka një lidhje të veçantë me këtë personazh, ndaj duket se kjo do të jetë diçka që do e përfshijë shumë, teksa ajo do të investojë tërë energjinë dhe kohën e saj në këtë rol. Do të jetë shumë interesnte edhe për fansat sigurisht, të cilët janë mësuar ta shohin e jo ta dëgjojnë supermodelen.