Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Nuk e paskemi ditur se për ‘një fjalë goje’ Leonardo DiCaprio paska qenë duke humbur rolin e tij ikonik tek “Titanic”!

Ylli hollivudian Leonardo DiCaprio është bërë i njohur për rolin e tij në “Titanic”, por ne nuk e dinim se ai për pak e humbi punën pasi refuzoi të ndante ekranin me aktoren Kate Winslet, sipas James Cameron. DiCaprio mezi e shmangu humbjen e rolit të tij ikonik si Jack në “Titanic” pas një grindjeje gjatë xhirimeve me regjisorin e filmit James Cameron. Regjisori i famshëm i filmit, kujtoi momentin kur ai për pak e pushoi Leo-n gjatë procesit të audicionit të filmit hit të vitit 1997.

Ai tregoi me detaje se si e kërcënoi se do ta dërgonte aktorin e atëhershëm 20-vjeçar pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një pjesë jetike të prodhimit. James, i cili gjithashtu drejtoi edhe filmin “Avatar”, e kishte udhëzuar Leon të merrte pjesë në një test ekrani së bashku me Kate Winslet. Cameron tregon se çfarë u tha gjatë dialogut mes tyre:

Ai nuk e dinte se do të testohej. Ai hyri dhe mendoi se ishte një takim tjetër për të takuar Kate. Unë thashë në rregull, thjesht do të shkojmë në dhomën tjetër, do të bëjmë disa prova dhe do ta bëj video.

 Leo tha: ‘Do të thuash që të lexoj skenarin? “Unë nuk lexoj”.

Regjisori: Epo mirë! Faleminderit që erdhët’.”

Leo: Prit, prit, prit. Do të thuash nëse nuk lexoj, nuk e kuptoj pjesën, kështu është?”

Regjisori: Oh, po, ky është një film gjigant. Më janë dashur dy vjet nga jeta ime për ta bërë postproduksioni, ndërsa ju do të largoheni vetëm pasi të keni bërë 2-3 gjëra të tjera.

Pikërisht pas zhurmës së zjarrtë të James, Leonardo si një djalë i ri mjaft ngurrues pranoi të bënte testin e ekranit, por mbajti një qëndrim “negativ” derisa James bërtiti “aksion” gjatë xhirimeve. Titanic u bë shpejt një nga filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke fituar 2.2 miliardë dollarë në “Box Office”. Më vonë ai u mposht nga suksesi i radhës i James, filmi “Avatar”, i cili fitoi 2.9 miliardë dollarë.

Në karrierën e tij 30-vjeçare në botën e televizionit DiCaprio ka luajtur në vetëm 29 filma. “Titanic”, “Catch Me If You Can”, “The Aviator”, “The Wolf of Wall Street” dhe “Shutter Island” janë vetëm disa nga filmat në të cilët ai luajti rolet kryesore. Por ka edhe disa role që ylli i filmave i ka refuzuar. Mësojini duke kilikuar në këtë link.