Celebrities Gossip Showbiz

Nuk përmbahet Egla, hedh në tokë rrobat e të gjithë banorëve!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e djeshme, aktorja është shfaqur e acaruar me ta, teksa ka shkuar në lavanderi dhe u ka hedhur në tokë të gjitha rrobat që ndodheshin aty. Nuk dihet se për çfarë arsyeje ajo vendosi ta bënte këtë gjë, teksa aktorja shihet duke i përhapur rrobat thuajse në të gjithë dyshemenë e dhomës.

Ditën e sotme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast në mbrëmje do të organizohet një darkë për të gjithë banorët, ku do të ketë edhe të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço do t’u bashkohet banorëve për disa çaste brenda shtëpisë në darkën e organizuar. Ama bashkë me të do të jetë të ftuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.