Celebrities Gossip Showbiz

Ori Nebiaj zbulon kur do jenë mbrëmjet e spektaklit “BBV3” gjatë javës dhe dëshirën e saj për këtë vit!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Së fundmi janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebiaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.

Për rikthimin e saj në televizion dhe tashmë pozicionin si opinioniste Ori Nebiaj është shprehur në një intervistë rreth këtij edicioni dhe qëllimet e saj për vitin 2024.

Ori Nebiaj: “Big Brother” me gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë e krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesën tjetër do ti dedikohem aktivitetit politik… Kam pasur vetëm një dëshirë ndërsa ndërroheshin viti 2023 me 2024 dhe dëshira ime e vetme është që të paktën në këtë 2024 të kem mundësi të ushtrojë detyrën time si deputete në një parlament që funksionon dhe rikthen besimin te qytetarët.

Për “BBV3” Ori u shpreh se do ta ketë më të lehtë të jap opinionin e saj për shkak se edhe politika e ka mësuar tashmë të jetë e paanshme dhe e drejtë madje edhe se do ta ketë më të lehtë për shkak se do të jetë bashkë me Arbër Hajdarin, i cili tashmë për të është një opinionist me eksperiencë.