Celebrities Gossip Showbiz

Opinioniste në “BBV3”, Ori Nebiaj flet për eksperiencën e re në Top Channel!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Së fundmi janë konfirmuar opinionistët e këtij sezoni. Edhe pse pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai u shpreh se nuk do të jetë më pjesë, për herën e tretë Arbër Hajdari do të jetë përsëri opinionist në “BBV3”. U shkëput nga televizioni, pasi u zgjodh deputete, tashmë Oriela Nebiaj rikthehet në ekran e këtë herë jo si moderatore, por si opinioniste në “BBV3”.

Për rikthimin e saj në televizion dhe tashmë pozicionin si opinioniste Ori Nebiaj është shprehur në një intervistë rreth këtij edicioni dhe qëllimet e saj për vitin 2024. Për “BBV3” Ori u shpreh se do ta ketë më të lehtë të jap opinionin e saj për shkak se edhe politika e ka mësuar tashmë të jetë e paanshme dhe e drejtë madje edhe se do ta ketë më të lehtë për shkak se do të jetë bashkë me Arbër Hajdarin, i cili tashmë për të është një opinionist me eksperiencë.

Ori Nebiaj: Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar… Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë… Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë pal kam përshtypjen se edhe publiku këtë do.

Gjatë mëngjesit të sotëm në emisionin “Wake Up”, moderatori Blendi Salaj ka treguar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe edicionin e ri të “BBV3”.