Celebrities Gossip Showbiz

Pak kohë pasi njoftoi diagnozën e kancerit Kate Middleton merr vendimin e rëndësishëm!

Kate Middleton thuhet se ka vendosur që të paraqitet në disa evente mbretërore nëse e lejon shëndeti i saj teksa po i nënshtrohet kimioterapisë. Middleton ndau një video emocionale së fundmi për të njoftuar diagnozën e saj të kancerit. Princesha zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe kërkoi privatësi që të mund të fokusohet në shërimin e saj. Sipas një raporti të fundit nga GB News, korrespondenti mbretëror Cameron Walker pohoi se Kate mund të marrë pjesë në ngjarje të caktuara nëse ajo dëshiron.

Për shkak të diagnozës së kancerit të princeshës, ajo po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese për momentin. Ajo që po dëgjoj nga njerëzit e afërt të Princeshës është se ajo mund të vendosë të marrë pjesë në disa ngjarje nëse ndihet e gatshme dhe nëse ajo dëshiron të shkojë. Por përsa i përket kthimit në detyrat publike të shkallës së plotë dhe si një mbretëror që punon me kohë të plotë, dyshoj se do të duhet edhe pak kohë. Por ndoshta, ne do ta shohim atë në një moment këtë verë. Kjo varet sinqerisht nga mënyra se si do të shkojë trajtimi i saj.

Kate Middleton për ata që nuk e dinë u martua me Princin William në prill 2011 dhe në kohën e martesës së saj me mbretin e ardhshëm, ajo ishte nusja mbretërore më e arsimuar në histori dhe e vetmja e zakonshme, pa rrënjë aristokratike, që u martua me trashëgimtarin e kurorës britanike në 300 vitet e fundit. Middleton u diplomua për histori arti në vitin 2005 në Universitetin e St. Andrews, ku u takua me William. Pas largimit nga universiteti, ajo themeloi kompaninë e saj për prodhimin e veshjeve për fëmijë.

Në nëntor 2006, ajo iu bashkua zinxhirit të modës Jigsaw si bashkëpunëtore me kohë të pjesshme. Ndryshe nga Diana dhe nuset e tjera mbretërore në shekullin e 20-të, përpara se të martohej me William, Kate ishte një qytetare e zakonshme, pa rrënjë aristokratike. Edhe pse nga një familje e pasur, Middletons konsideroheshin si klasë e mesme në Britani. Kate ka lindur më 9 janar 1982 dhe emri i saj i plotë është Catherine Elizabeth Middleton. Kate ka një motër më të vogël, Pippa dhe një vëlla më të vogël, James, me të cilin është shumë e lidhur.