Celebrities Gossip Showbiz

Pak para finales së “BBV”, Anxhelina Hadërgjonaj tregon se kujt ia uron fitoren!

Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj së fundmi ka treguar nëpërmjet një postimi në Instastory banorin që ajo dëshiron të fitojë edicionin e parë të “Big Brother Vip”. Me siguri ju mendoni se dëshiron Donaldin duke qenë se është edhe në një lidhje me kushërirën e saj, Beatrix e cila para disa javësh u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por jo, Anxhelina ka përkrahur finalisten e dyte të këtij edicioni, Beniadën. Ajo ka publikuar foton e konkurrentes shoqëruar me emojin e një kupe, foto në të cilën shkruhet:

Le të fitojë njëherë e mira, e bukura, e qeshura!

Beniada është ndër banorët e “Big Brother VIP” që ka fituar dashurinë e publikut përgjatë rrugëtimit të saj në këtë reality show. Ditën e djeshme për të folur mbi eksperiencën e Beniadës përgjatë këtyre 4 muaj e gjysmë ishte në emisionin “Wake Up” e ftuar Alda Hasa, kushërira e parë e Benit.

Alda është personi që Beniada zgjodhi t’i shkruajë letrën dhe që herë–herë e ka përmendur brenda shtëpisë. Kjo është intervista e parë e Aldës, me të cilën do të mësoni më shumë detaje pasi Beniada i ka besuar asaj menaxhimin e instagramit, veshjet dhe gjithçka që lidhet me të. Zbuloni më shumë në këtë link.