Botë e Çuditshme Fashion

Pandemia ndryshon marrëdhënien e grave me reçipetat?!

Që prej kohës kur filloi pandemia jeta jonë ka marrë një kthesë tjetër dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Një prej tyre është dëshira e vajzave dhe grave për të mos veshur reçipeta. Një lëvizje dedikuar këtij fenomeni, ka nisur që më herët në shumë vende të botës dhe është mbështetur nga personazhe publikë, për të zhdukur normat morale që i ndalojnë gratë të vishen pa reçipeta.

Duke nisur nga ‘Guardian’, e shumë media të tjera, vajza e gra nga New York në Indonezi i kanë dhënë lëvizjes ‘no bra’ zë duke dhënë deklarata për lirshmërinë që kanë provuar duke mos i veshur reçipetat për muaj me radhë prej punës në shtëpi, larg zyrës për shkak të pandemisë.

Një tjetër tregues i këtyre ndryshimeve që po pëson mënyra si ne e shohim mbajtjen e reçipetave është edhe rritja me 32% e shitjeve të atyre sportive në krahasim me 5% të atyre normale.

Ne ndërkohë po ju listojmë disa nga personazhet e famshëm të showbiz-it që shfaqja pa reçipeta në publik ka qenë, është dhe do të jetë një zakon normal i tyre:

Madonna.

Kim Kardashian.

Bella Hadid.

Nicole Kidman .

Elizabeth Hurley.

Jennifer Lopez.

Serena Williams.

Fergie.

Pamela Anderson.

Victoria Beckham.

Sharon Stone.

Rihanna.

Miley Cyrus.