Celebrities Gossip Showbiz

Pas Elon Musk radhën e ka Taylor Swift/Avokatët do të marrin masa ligjore ndaj studentit që gjurmon vendndodhjen e artistes!

Avokatët që përfaqësojnë Taylor Swift po ndërmarrin veprime ligjore kundër një studenti të kolegjit në Florida, i cili ka gjurmuar avionët privatë të VIP-ave të ndryshëm dhe figurave publike, duke përfshirë edhe vetë Swift. Jack Sweeney, studenti në fjalë, konfirmoi për CNN se ai mori një letër ndalimi nga avokatët e Swift në lidhje me llogaritë e mediave sociale që ai operon për të monitoruar fluturimet e Swift. Lajmi u raportua fillimisht nga Washington Post.

Sweeney nuk është i panjohur për të tilla polemika, pasi më parë ka “zemëruar” edhe miliarderin Elon Musk për gjurmimin e udhëtimeve të tij me avion në internet. Musk kishte llogarinë e tij, “@ElonJet”, në platformën e mediave sociale të njohur më parë si Twitter, por kjo sigurisht që krijoji shqetësim dhe cënim të sigurisë për veten dhe familjen e tij. Sidoqoftë, Sweeney më vonë u lejua të rikthehej sërish në platformë.

Përveç Swift dhe Musk, Sweeney gjithashtu drejton llogari që gjurmojnë lëvizjet e avionëve privatë të individëve të tjerë të profilit të lartë si Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe disa të famshëm dhe figura të tjera publike. Musk ka shprehur më parë shqetësime në lidhje me këto llogari që paraqesin një “rrezik sigurie” për të dhe familjen e tij.

Letra nga avokatja kryesore e Swift, Katie Morrone e Venable LLP, akuzon Sweeney-n për përfshirje në “përndjekje dhe ngacmim” duke publikuar vazhdimisht informacione në kohë reale dhe të sakta në lidhje me vendndodhjen e Swift. Letra pretendon se kjo përbën një “kërcënim të menjëhershëm për sigurinë” e Swift dhe akuzon Sweeney për shpërfillje të sigurisë publike në këmbim të vëmendjes ose përfitimit financiar.