Fansat e yllit të muzikës pop Lady Gaga janë të bindur se këngëtarja do të martohet me të dashurin e saj Michael Polansky. Sipas mediave të huaja Gaga është zyrtarisht e fejuar. Artistja u pa duke shëtitur nëpër West Hollywood duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të majtë të unazës.
Kjo mjaftoi për të nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme zyrtare me Michael Polansky, me të cilin ajo është në lidhje që nga viti 2019. Rreth një vit më parë, RadarOnline raportoi se Lady Gaga dhe Michael Polansky ishin ndarë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për martesën dhe fëmijët.
Thashethemet u mohuan menjëherë disa muaj më vonë, kur çifti u pa së bashku dhe duke buzëqeshur në një koncert në Las Vegas. Lady Gaga dhe i dashuri i saj e kanë mbajtur private lidhjen e tyre. Vetëm një herë gjatë një interviste këngëtarja u shpreh se partneri i saj është e gjithë jeta e saj.
Rikujtojmë se Gaga ka tronditur me rrëfimin e saj të fundit ku shprehet se është penduar rëndë që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit”. Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti të titulluar “Gaga: Five Foot Two” këngëtarja tregon mes të tjerash se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar Satanin të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminatit. Ajo tregon se gjithçka nisi në vitin 2006 në Nju Jork, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.