Celebrities Gossip Showbiz

Për ju që mendoni se Kim Kardashian nuk ka asnjë talent, ylli televiziv ju tregon se çfarë di të bëjë më mirë!

Së fundmi, Piers Morgan, spiker, gazetar dhe shkrimtar i njohur ka shprehur se ylli televiziv Kim Kardashian nuk nuk ka asnjë lidhje me ‘ëndrrën amerikane’ duke e quajtur atë madje ‘makth’.

Kim Kardashian, një grua pa asnjë talent të dallueshëm, e gjithë karriera e së cilës u bazua në pjesëmarrjen e saj në një kasetë të çuditshme seksi.

Kim i ka kthyer përgjigje duke “ia mbyllur gojën”. Nëpërmjet një intervistë për revistën ‘Interview’ 41-vjeçarja ka shprehur këto fjalë:

Unë kam një milion talente. Mund të gatuaj mirë, mund t’ju tregoj gjërat më të çuditshme në planet. Por, mendoj se talenti im është marketingu, biznesi pas shitjes së produkteve dhe të dish se çfarë dëshiron klienti dhe ta bëj atë të ndihet i arritshëm. Vërtet nuk më intereson se çfarë mendojnë ose thonë njerëzit për mua.

Ndërkaq, që kur u bë e ditur se Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i 41-vjeçares. Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt. Kardashian i referohet miliarderit të teknologjisë Elon Musk. Sipas “National Enquirer”, Kim e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për 9 muaj dhe i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri.