Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Për juve që ju është thyer zemra, ky ushtrim do t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar sadopak dhimbjen!

Të përballesh me një ndarje është një përvojë e vështirë, e cila sjell një ndjenjë dhimbjeje dhe zhgënjimi. Ndoshta të gjithë ne, për fat të keq, jemi përballur një herë në jetë me një zemër të thyer. Në raste të tilla, kemi vështirësi në frymëmarrje, kemi një ndjenjë presioni në gjoks, jemi të shqetësuar dhe mendimet negative e përkeqësojnë më tej situatën.

Shërimi i një zemre të thyer pas ndarjes është një proces që zgjat, nuk mund të ndodhë brenda natës. Nëse doni të rikuperoheni nga një ndarje, është e rëndësishme të përballeni me emocionet tuaja, jo t’i ndrydhni ato, por t’i shprehni e të lidheni me veten dhe të vazhdoni përpara vetëm.

Kur jeni në fazën fillestare të përballjes me një ndarje, ekziston rreziku i sulmeve të panikut, jeni në ankth, frymëmarrja është e vështirë dhe ushtrimet e frymëmarrjes mund t’ju ndihmojnë të eliminoni këto simptoma. Fakti që po merrni frymë me vështirësi pas një ndarjeje është mënyra e trupit tuaj për të përpunuar lëndimin, dhe kjo ndikon gjithashtu në frymëmarrjen tuaj.

Ja se si të bëni një ushtrim frymëmarrjeje pas ndarjes që mund t’ju ndihmojë të qetësoheni… Shtrihuni dhe vendosni një libër të rëndë ose çdo lloj peshe në bark. Merr frymë përmes barkut dhe shiko librin të ngjitet lart me frymën tënde. Nxirrni frymën dhe shikoni librin të bjerë. Provoni të merrni frymë për 5 sekonda dhe ta nxirrni për 7 sekonda.

Fokusimi në frymëmarrje do t’ju reduktojë mendimet negative, do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë dhe të lidheni më thellë me emocionet tuaja. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje që janë të shpeshta, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për këshilla. Gjithashtu, nëse keni nevojë për mbështetje për të kapërcyer ndarjen, konsultohuni me një ekspert në formën e një psikologu ose psikoterapisti.

Rikujtojmë se, edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim çdo kontakt me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën. Në të vërtetë, një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja. Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.