Celebrities Gossip Showbiz

Për kë po përpiqem të dukem tërheqëse?! Camila Cabello e irrituar me paparacët!

Prej disa kohësh ajo ka qenë në qendër të mediave për shkak të fizikut të saj. Por mesa duket kjo gjë e ka irrituar deri diku këngëtaren e njohur Camila Cabello e cila së fundmi ka folur hapur për komplekset me trupin e saj dhe presionin që ndjen për t’u dukur mirë për paparacët. Ylli i muzikës pop më anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin e saj social Instagram, diskutoi për një sërë fotografish që paparacët po bënin duke e përndjekur.

Mes të tjerash, aristja 25-vjeçare shkruan:

Unë kam veshur bikini që ishin shumë të vogla dhe nuk i kushtova rëndësi se si dukesha, pastaj pashë foto në internet, komente dhe u mërzita shumë. I kujtova vetes, kur ndikoi në vlerësimin tim, se po mendoja për mendimet e kulturës dhe jo të miat. Një kulturë që është mësuar aq shumë me imazhin se si duket trupi i një gruaje “të shëndetshme” dhe që nuk është plotësisht i vërtetë për shumë gra. Doja të flisja për këtë sepse ne shohim foto të grave dhe i lavdërojmë ato që duken mirë, që duken në formë apo ‘të shëndetshme’ por çfarë është shëndeti nëse jeni kaq të fiksuar se si duket trupi juaj? Se shëndeti juaj mendor vuan dhe nuk mund të shijoni jetën tuaj? I kujtoj vetes këtë, dëgjoj podkaste për ushqimin intuitiv, ndjek femrat që pranojnë celulitin e tyre, strijat, barkun, fryrjet dhe luhatjet e peshës… dhe ende… jam një grua beqare në të 25-at e saj dhe dua të ndihem sikur dukem ‘mirë’. Ndjeva boshllëkun dhe trishtimin e mendimeve të kulturës sonë dhe kjo u bë mendimi im. Për kë po përpiqem të dukem tërheqëse dhe a jam tërheqëse edhe për veten time nëse nuk mund të lirohem, të pushoj, të argëtohem dhe të jem lozonjare në një ditë të bukur në plazh? Mesazhet që marr nga bota jonë janë të zhurmshme në kokën time. Për ironi, e gjithë terapia, e gjithë puna e brendshme është të përpiqem dhe të rikthehem si unë, 7-vjeçe në plazh.

Ndërkaq, rikujtojmë se ish-partneri i Camila-s, Shawn Mendes është rikthyer me një tjetër këngë. Këngëtari kanadez publikoi një këngë të re të titulluar “When You’re Gone” me një video muzikore shoqëruese dhe me sa duket aludon për ndarjen e tij nga Cabello.