Celebrities Gossip Showbiz

Camila Cabello flet rreth pasigurive të saj lidhur me linjat trupore!

Këngëtarja e njohur Camila Cabello është krituar shpesh nga fansat për shkak të formave të saj trupore. Komentet nuk kishin fund për kilogramët e shtuar, por në një rrjet të madh social, sigurisht do të ketë dhe fansa të cilët i kanë dalë në mbrojtje, duke bërë thirrje që të pranojnë njerëzit ashtu siç janë, se fundja këto janë trupa normal.

Së fundmi, Camila ka folur më në fund rreth pasigurive lidhur me linjat e saj trupore. Ajo ka ndarë me ndjekësit dhe mënyrën që ka gjetur për t’i përballuar ato.

Unë do të vesh çdo gjë dhe nëse ka paparacë përreth, kjo gjë ta shpif, por nuk do të ndryshoj plotësisht atë që jam për këtë!

Në intervistën më të fundit të saj, të publikuar më 17 gusht, ylli i popit tregoi se si ka arritur të dojë veten për atë që është, duke qëndruar e sinqertë në lidhje me mënyrën se si ajo i përballon komentet negative në rrjete sociale. Këngëtarja kujtoi se ka qenë në shënjestër të bullizuesve, pasi u shfaqën fotot e saj në qershor me të dashurin Shawn Mendes. Edhe pse ajo iu kundërpërgjigj ashpër me anë të një video, Camila tha se komentet ishin të frikshme.

Kjo të dhemb shumë. Gjatë gjithë ditës u ndjeva e pasigurt. Ndjeva se po ndryshonte mënyra se çfarë mendoja për ushqimin dhe mënyrën e të ngrënit…me të vërtetë më shqetësoi.

Sidoqoftë, sapo Camila iu kundërpërgjigj këtyre komentuesve, ajo ndjeu një peshë që lehtësohej nga supet e saj dhe kuptoi se mesazhi i saj ndihmoi dhe shumë njerëz të tjerë.

Unë në fakt u ndjeva aq e çliruar kur e postova atë reagim. Pas asaj video, unë shkova në aeroport dhe shumë gra po vinin tek unë duke më thënë: “Unë pashë atë TikTok dhe pati shumë ndikim tek unë”. Unë në fakt ndiej se pasiguria mbi trupin tim u largua pasi e postova atë video sepse mendova se pavarësisht se çfarë fotografish dalin ose çfarë thonë njerëzit, unë tani jam duke kontrolluar gjithçka.

Në të kaluarën, Camila zbuloi se ndihej nën presion për të parë në një mënyrë të caktuar peshën e saj trupore. Sidoqoftë, ajo shpjegoi se terapia ka ndihmuar në transformimin e pikëpamjes kur bëhet fjalë për pamjen e saj.