Fashion

Për meshkujt konfuzë, njihuni me udhëzuesin e duhur për veshjet e sezonit të verës!

Tanimë mund të themi me plot gojën se vera më në fund erdhi. Është sezoni ku ne veshim më pak rroba, përzgjedhim modele të guximshme, ngjyra të gjalla që inkurajojnë një qasje eksperimentale për tu veshur.

Njihuni me udhëzuesen e stilit tonë veror për të gjithë meshkujt konfuz:

1. Rrobat e “printuara”.

Çorapet me ngjyra shtojnë kontrastin në kombinimin e këmishës me pantallona të shkurtra nga dizejnuesi hungarez Nanushka, i cili mban një nga printimet tona të preferuara të kësaj vere: një vizatim abstrakt i linjës që përshkruan muret e Medinës. të Marrakeshit.

2. “Look”-u napolitan.

Ka diçka në lidhje me pantallonat e shkurtra me bel të lartë, si këto që na çojnë në verën e Napolit, një vend ku nxehtësia mbytëse nuk e pengon kurrë një veshje të mirë. Një këmishë prej liri me pantallona të shkurtra e kombinuar me një palë shapka është veshja që zotërinjtë napolitanë do të ishin krenarë ta quanin të tyren.

3. Rrobat me motive pjeshke.

Kjo lloj veshje është një simbol i shtetit të Gjeorgjisë dhe padyshim modeli më tërheqës i kësaj vere. Duhet të jeni mjaftueshëm të guximshëm për të veshur këtë stil…Nuk mendoni edhe ju kështu?!

4. Veshjet me vija.

Si ta ktheni një bluzë të thjeshtë me vija në diçka të veçantë? Kjo bluze është e përbërë nga pambuku, një pëlhurë e butë. Ne e kemi stiluar këtu me pantallona të shkurtra blu Bermuda nga Rubinacci, një çantë rripash me lule të shtypura nga TOM FORD dhe këpucë Fendi të veshura me çorape me vija.

5. Look-u interesant.

Ne jemi të lumtur të njoftojmë që zyrtarisht ju lejohet të vishni të bardha. Ka diçka verore te ngjyrat më të lehta. Jo vetëm që thithin më pak nxehtësi, duke i bërë më të freskëta për t’u veshur, por ato japin një ton më të freskët dhe më të mirë të pamjes suaj. Një palë pantallonave të bardha kombinuar me një xhaketë xhins dhe një pale ‘Converse’ është zgjedhja perfekte për pasditet e ngrohta të verës.

6. Pantallonat e duhura.

Prerja e këtyre pantallonave të pambukut nuk u jep atyre vetëm siluetën e tyre karakteristike por në dukje një cilësi të mirë që do të thotë se do të jeni shumë më të freskët se sa do të ishit në një palë xhinse. Kombinuar me një palë sandale me rripa lëkure nga SAINT LAURENT dhe një këmishë prej liri nga Caruso është gjithçka që ju duhet.

7. Një veshje luksoze “Polo”.

Asgjë nuk thotë më mirë se “Më lini të qetë, unë jam me pushime” sesa një këmishë me mëngë të shkurtra Polo e veshur me një palë pantallona me ngjyrë kafe nga UMIT BENAN B +, nga dizenjatori turk shumë i talentuar, Umit Benan.

8. Veshje e rehatshme.

Çfarë qëndron pas fiksimit aktual të modës me rehatinë? Kudo ku shohim, po shohim veshje për burra me më shumë gjëra të përbashkëta me pizhame sesa me rroba të rregullta. Këtu është një shembull i përsosur i stilit veror kaq të ‘qetë’ nga SMR Days, Massimo Alba dhe UMIT BENAN B +, të cilat ofrojnë xhaketën e përditshme, këmishën e ‘dhomës’ dhe pantallonat e bardha kombinuar me këpucë klasike klasik katalanase, prej kamoshi nga “Anderson & Sheppard”.

Rikujtojmë, se veshjet e burrave këtë muaj përfaqësojnë një prerje të përsosur të veshjeve duke nisur nga kostume klasike, xhaketa, pantallona e gjithçka ndërmjet tyre. Shikoni poshtë disa nga veshjet më të mira të meshkujve për muajin Maj të këtij viti.