Fashion

Njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin maj të këtij viti…

Rrobat mund të mos jenë konsiderata juaj e parë kur dilni për darkë. Sidoqoftë, ato nuk duhet të jenë një mendim i dytë. Ju dëshironi të dukeni sa më mirë, por gjithashtu dëshironi të vendosni ekuilibrin e duhur, që do të thotë t’i kushtoni vëmendje vendit dhe rastit.

Është një detaj fare i vogël që ndan finesën nga vulgariteti dhe kjo nuk ka lidhje me sa shumë shpenzon. Është e gjitha çështje e shijes! Trendet e pranverë-verë 2021 nuk i lënë pas as meshkujt.

Veshjet e burrave këtë muaj përfaqësojnë një prerje të përsosur duke nisur nga kostume klasike, xhaketa, pantallona e gjithçka ndërmjet tyre. Shikoni poshtë disa nga veshjet më të mira të meshkujve për muajin Maj të këtij viti:

1.Seth Rogen.

Për pjesën më të madhe të muajit të kaluar, interneti ka qenë duke ‘luftuar’ rreth konceptit të Seth Rogen pa mjekër. Gjërat morën një kthesë tjetër me paraqitjen e komikut kanadez në “MTV Movie & TV Awards” në mes të muajit maj. Kostumi prej kadifeje i Rogen, me një këmishë pink dhe çizme është thjesht look-u perfekt. Nuk mendoni edhe ju kështu?!

Veshja:

SID MASHBURN

€560.51

GUCCI

€694.44

TOM FORD

€1,287.03

02. Niall Horan.

Nga të gjithë anëtarët e grupit muzikor “One Direction” stili i Niall Horan është identifikues dhe disi relakues kur e sheh. Kombinimi në këto foto i një bluze me triko sipër e shoqëruar me çorape të bardha dhe atlete është shembulli i përsosur i stilit të tij.

Veshja:

OFFICINE GÉNÉRALE

€292.65

MR P.

€475

Vans

€64.49

3.RM.

Këngëtari koreano-jugor Kim Nam-joon duket mahnitës me një kostum ngjyrë blu kombinuar më një këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza. Ky ka qenë një muaj shumë i mirë për adhuruesit e BTS pasi “Butter” ka grumbulluar më shumë se 108 milion shikime në “YouTube” brenda 24 orëve nga publikimi.

Veshja:

ALEXANDER MCQUEEN

€1,636.90

ALEXANDER MCQUEEN

€560.51

OFFICINE CREATIVE

 €461.31

4. The Kid Laroi.

Charlton Kennedy Jeffrey Howard është emri i vërtetë i The Kid Laroi, një nga reperët më të rinj në Australi. Pasi bëri debutimin e tij në “Saturday Night Live” disa javë më parë, marka e tij e ’emo-pop’ po rezulton e suksesshme, megjithëse është stili i tij që ka tërhequr vëmendjen tonë. Triko bardh e zi, pantallona bezhë dhe flokët bjondë të ndarë në mes thonë gjithçka për stilin e tij.

Veshja:

REMI RELIEF

€208.33

LOEWE

€545.63

CONVERSE

€78.70

5.Jared Leto.

Aktori i njohur Jared Leto së fundmi është parë shpesh me maskën anti-COVID në fytyrë. Rrobat e tij duke nisur nga këmisha, kapelja, çanta me motive tropikale, shapkat dhe tutat sportive duket se janë ato që asistentja e tij i ka thënë atij që veshin njerëzit civilë. Si ju duket stili i Leto-s në këtë foto?

Veshja:

GUCCI

€694.44

GALLERY DEPT.

€327.38

VISVIM

 €729.17

6.Jordan Clarkson.

Jordan Clarkson kohët e fundit fitoi çmimin “NBA’s Sixth Man of the Year” si lojtari më i mirë zëvendësues i sezonit. Duhet shumë aftësi për të dalë nga stoli dhe për të vendosur pikë në tabelë. Clarkson me pantallonat e tij të shkurtra Burberry, më një këmishë më vija të cilat përputhen perfekt me pantallonat, maskën e tij, atletet Nike, çorapet dhe çantën në tonet neutrale, janë personifikimi perfekt i një sensi të mirë stili.

Veshja:

SMR DAYS

€148.81

BURBERRY

€386.90

VISVIM

 €813.4

7. Antwaun Sargent.

Antëaun Sargent kohët e fundit u emërua një kurator dhe drejtor në galerinë “Gagosian”. Trendi i ‘përgjumur’, i qetë, kjo “rrëmujë” e madhe kafe po na bën të ndihemi të qetë vetëm duke e parë atë. Shtimi i një trikojë sipër veshjes është mjaftuëshëm bukur për t’u dukur akoma më stil.

Veshja:

UMIT BENAN B+

€679.56

NATIVE SONS

€352.18