Fashion

Për meshkujt…syzet e duhura të diellit për t’ju përshtatur formës së fytyrës suaj!

Mes aksesorëve të modës që dëshirojmë më shumë për stinën që po afron janë edhe ato: syzet e diellit. Me siguri që sa herë shihni një palë syze dielli të lezetshme, doni t’i blini. Me verën afër, një palë syze stil janë ato që na duhen për t’i kombinuar më veshjet tona. Nga modelet elegante, klasike, moderne, ekstravagante, ekziston një stil për të gjithë.

Blerja e syzeve të diellit është e rëndësishme sepse ju mbi të gjitha blerjen e tyre duhet ta përshtasni me formën e fytyrës suaj. Me këtë në mendje, ne kemi përzgjedhur disa modele të cilat pështaten me tiparet tuaja të fytyrës:

1. Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët

Kush i ka: Kanye West, Tom Cruise.

Këto syze, do t’i bëjnë faqet tuaja të duken më të holla.

Provoni këto:

CARTIER EYEWEAR

€773.81

2. Nëse fytyra juaj është ovale

Kush i ka: Ryan Gosling, Will Smith.

Ju jeni të bekuar me formën e fytyrës më të lakmuar, të pajtueshme për të gjitha format e syzeve.

Provoni këto:

AHLEM

€342.26

3. Nëse fytyra juaj është e zgjatur

Kush i ka: George Clooney, Russell Brand.

Skelet të trashë ose lente me përmasa të mëdha për të ekuilibruar tiparet tuaja të buta. Provoni stile të cilësisë së mirë. Shmangni stile më të vogla që i bëjnë tiparet tuaja të duken të shtypura.

Provoni këto:

DUNHILL

€272.82

4. Nëse fytyra juaj është katrore

Kush i ka: Jake Gyllenhall, Mr Brad Pitt.

Skelete të rrumbullakosura ose pak të lakuara që do të plotësojnë strukturën tuaj të fortë të fytyrës. Shmangni çdo palë syze të mprehta.

OLIVER PEOPLES

€298.55

5. Nëse fytyra juaj është në formë zemre

Kush i ka: Riz Ahmed, Nick Jonas.

Skelet më i rrumbullakët, për të ndihmuar në ekuilibrimin e ballit më të gjerë, ose skelete për të ndihmuar në zgjerimin e pjesës së poshtme të fytyrës. Shmangni skeletet me shumë detaje.

Provoni këto:

AHLEM

€342.26

6. Nëse fytyra juaj është në formë diamanti.

Kush i ka: Jared Leto, Lakeith Stanfield.

Stile drejtkëndëshe të frymëzuara nga retro që plotësojnë mjekrën tuaj dhe mollëzat e mprehta. Shmangni stile ekstreme, veçanërisht të rrumbullakosura, të lakuara dhe këndore.

Provoni këto:

JACQUES MARIE MAGE

€486.11

7. Nëse fytyra juaj është trekëndore

Kush i ka: Donald Glover, The Weeknd. Skelete të trasha janë zgjedhja ideale, asgje tjetër nuk ju përshtatet.

Provoni këto:

RAY-BAN

€134.26