Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë ata që duan ta blejnë, del në shitje uji i shiut në koncertin e Taylor Swift!

Një fanse e çmendur pas këngëtares Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e yllit amerikan në Massachusetts. Çmimi që fansja i ka vendosur ujit tw shiut do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta blejnë. Një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të “Only In Boston” që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Only In Boston (@onlyinbos)

Tentativa e guximshme për të bërë para në këtë formë, vjen vetëm disa javë pasi një tjetër fans i Taylor Swift u përpoq të shiste lentet e kontaktit, që kishte përdorur gjatë këtij koncerti, për 10,000 dollarë. Rikujtojmë se gjatë performancës së paharrueshme në Massachusetts, 33-vjeçarja u përball me një shi të rrëmbyeshëm, por që nuk e ndali të këndonte.

Performanca e saj ishte shtyrë për disa orë nga koha e planifikuar për shkak të rrezikut për goditje të rrufesë në qendër të qytetit. Pasi koncerti filloi pas orës 22:00, pjesa e dytë u shoqërua nga reshje të dendura shiu. Duke qenë se ishte një hapësirë e hapur, 70 mijë fansa mbetën duke pritur performancën e saj, ndërsa Swift nuk donte të hiqte dorë nga interpretimi, kështu që performoi në shi për gati dy orë.

Ndërkaq, Swift dhe Matty Healy të cilët ndezën thashethemet për romancë në fillim të këtij muaji u panë duke u puthur së fundmi në Casa Cipriani në New York. Një burim i afërt me dyshen tha se ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit duke u puthur dhe përqafuar. Më 3 maj, burime i thanë The Sun se dyshja ishin takuar për më pak se dy muaj dhe ishin çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin.