Celebrities Gossip Showbiz

Për t’i dhënë fund të gjitha spekulimeve, Shakira vendos të flasë!

Muajt ​​e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën. Këngëtarja ka qenë rregullisht në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e mediave pas ndarjes së saj nga Gerard Pique dhe që nga ajo kohë, thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale janë shfaqur. Tradhtia e raportuar e Pique e la atë të pambrojtur dhe pasi u konfirmua lidhja e tij me Clara Chia, ka pasur spekulime se çfarë do të ndodhë më pas me kolumbianen.

Disa ditë më parë raportet sugjeruan se ajo mund të ketë gjetur sërish dashurinë me një mësues të sërfit, por Shakira e ka mohuar kategorikisht. E lodhur nga zhurma e mediave dhe me një mesazh të fuqishëm, Shakira i ka bërë të qarta njëherë e mirë gjërat. Ajo tha për mediat se:

Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e pambrojtur që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Unë nuk kam partner dhe asgjë tjetër përveçse t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre.

Thuhet se instruktori i sërfit ka kohë që i jepte mësim familjes, shumë kohë përpara ndarjes, ndaj dhe i ka dhënë mësim edhe Piques. Kështu, nuk është e çuditshme që Shakira dhe fëmijët e saj t’i vazhdojnë ato.