Celebrities Film & Tv Showbiz

Përplasja e fortë me Eglën, Rike Roçi: “Do e ribëja sërish, nuk mund të jetë kaq negative jashtë!”

E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi. Ajo na ka folur më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Lidhur me situatën që i derdhe panën Eglën në kokë, çfarë mund të thuash?

Do e ribëja sërish. Isha shumë e ngarkuar dhe nuk ishte gjëja e parë që bënte Egla ndaj meje.

Shumë e komentuar ka qenë dhe miqësia jote me Meritonin…

Unë kam pasur konflikte dhe me Meritonin. Unë i jam shmangur gjithmonë, por e shihja që ai i kërkonte dhe më në fund ia dhashë. Nëse Ilnisa nuk do ishte do kishim raport tjetër. Ajo e influenconte.

Kush të ka zhgënjyer aty brenda?

Më ka zhgjënjyer Egla, sepse ditët e para kisha pritshmëri që do mësoja shumë gjëra nga ajo. I kam thënë që prisja tjetër nga ty. Nuk mund të jetë kaq negative jashtë.

Po dikush që të ka lënë mbresa?

Më ka lënë pa fjalë Fatjoni, një mik besnik, djalë me seder.