Celebrities Music

Përvjetori i 75-të i Freddie Mercury: Queen publikon ​​një video të jashtëzakonshme në nder të tij!

Freddie Mercury do të kishte mbushur 75 vjeç ditën e sotm, Queen dhe kanali i tij zyrtar në YouTube kanë publikuar një video të jashtëzakonshme për të nderuar këngëtarin e ndjerë.

I lindur nën emrin Farrokh Bulsara në Zanzibar, më 5 shtator 1946, Freddie Mercury do të ishte sot 75 vjeç. Këngëtari i “Queen” vdiq tragjikisht në një moshë të re, pasi humbi betejën e tij me AIDS, 30 vjet më parë këtë Nëntor. Sidoqoftë, emri i tij si një legjendë e muzikës rock jeton ende, teksa fansat në të gjithë botën dëgjojnë dhe brohorasin emrin e yllit.

Duke festuar ditën e sotme, kanalet zyrtare të “Queen” dhe Freddie Mercury në YouTube kanë ndarë një video të mrekullueshme për këngëtarin.
Videoja fillon me një intervistë klasike në të cilën ylli reflektoi mbi veten dhe atë që dëshironte për fansat e tij. Freddie shprehet se:

Ndoshta unë jam një person shumë dramatik, nuk e di pse. Por ka një element humori në fund… Pra, kjo është ajo çfarë kanë në thelb këngët e mia.
Më pëlqen të kënaqem dhe ku ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa në skenë, para 300,000 njerëzve!

Freddie gjithashtu tregon se ai thjesht dëshiron që të gjithë t’ia kalojnë sa më mirë dhe të harrojnë problemet e tyre, edhe pse për një periudhë të shkurtër kohe.

Unë jam i pushtuar nga dashuria! A s’jemi të gjithë?!

Klipi i intervistës pasohet nga pamje dhe fotografi të artistit duke performuar ndërsa ai këndon “It’s A Beautiful Day” dhe “Don’t Stop Me Now.”

Përveç faktit se 2021 shënon ditëlindjen e 75-të të legjendës Mercury, si dhe 30 vjet nga vdekja e tij, gjithashtu daton dhe 50-të vjetori i grupit ikonë, “Queen”.

Në fillim të këtij viti, në një intervistë të dhënë për mediat britanike, Brian May është shprehur se është shumë krenar për 50 vjetorin e “Queen”, por ende e ka të vështirë pa Freddie-n.

Epo unë jam krenar! Sigurisht, ne jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe që jemi akoma duke shijuar… Le të festojmë faktin se jemi akoma krijues.
Unë mendoj gjithashtu… Freddie nuk është këtu, ndihemi pak ndryshe…