Tech

Po i jepte informacion privat kompanisë mëmë Meta?! Kemi të reja nga WhatsApp!

Së fundmi, WhatsApp ka përditësuar politikën evropiane të privatësisë për t’i hapur rrugë veçorive të reja. Një përditësim i mëparshëm i politikës së privatësisë së WhatsApp-it ishte tepër i diskutueshëm dhe çoi në raportime se po i jepte informacion privat kompanisë mëmë Meta. Gjatë gjithë kohës, WhatsApp këmbënguli se nuk do t’i jepte të dhëna Meta-s por, pranoi se kishte dështuar të komunikonte detajet e politikës siç duhet me përdoruesit.

Ai tha këtë herë se përditësimet kishin për qëllim vetëm të hapnin rrugë për veçori të reja dhe nuk do të çonin në ndonjë ndryshim në mënyrën se si funksionon WhatsApp.

Ne po presim me padurim të sjellim veçori të reja këtë vit. Do u japim njerëzve në rajonin evropian më shumë informacion se si ata punojnë në një mënyrë mbrojtëse të privatësisë. Këto veçori nuk ndryshojnë mënyrën se si ne e operojmë shërbimin WhatsApp gjithashtu edhe mënyrën se si mbrojmë informacionin tuaj personal, kudo që të jeni në botë.

Ndryshimet e reja kryesisht lidhen me katër veçori si me mjetin e ri të komuniteteve, avatarët dhe biznesin në WhatsApp. Kompania theksoi se ato veçori janë kryesisht opsionale. Përdoruesit mund të shmangin aktivizimin e tyre ose bashkimin me komunitetet nëse dëshirojnë.

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linqeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t’ju lejojë t’i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas WABetaInfo, WhatsApp tani po teston disa përmirësime për dërgimin e mesazheve tek vetja për disa testues beta në aplikacionet e tij beta për Android dhe iOS.