Celebrities Food & Drink

Po këtë herë pse e mblodhi familjen kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay?!

Mbrëmjen e kaluar ata ishin mbledhur të gjithë së bashku pasi po përuronin restorantin e tyre më të ri. Gordon Ramsay është një nga kuzhinierët më të mirë dhe më të talentuar në të gjithë botën. Pasioni i tij për gatimin është pasqyruar gjithmonë në emisionet e tij ku në thelbin e gjithçkaje për të është perfeksioni.

The other F word: Gordon Ramsay was every inch the family man as he celebrated the opening of his latest restaurant - The River Restaurant - with his wife Tana and daughters Holly and Megan on Thursday

Kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay vendosi që të mblidhte familjen e tij ndërkohë që dha një puthje shumë të ëmbël gruas së tij Tana, para se të pozonte me vajzat Holly dhe Megan. Gordon kishte veshur këmishën e tij të bardhë të kuzhinierit për mbrëmjen e rëndësishme, ndërkohë që Tana dukej mahnitëse me një fustan të zi vezullues. E gjitha kjo dukej diçka shumë e bukur dhe e kishte një arsye.Gordon dhe Tana janë gjithashtu prindër të vajzës Tilly dhe djemve Jack dhe Oscar.

Hitting back: This comes as Gordon's daughter, Strictly Come Dancing 's Tilly Ramsay has insisted she's 'just good friends' with her professional partner Nikita Kuzmin after the pair sparked rumours of an off-screen romance

Kjo vjen menjëherë pasi vajza e tyre dhe partneri i saj profesionist  Nikita Kuzmin ndezën thashethemet për një romancë jashtë ekranit pasi performancat e tyre në ‘Strictly Come Dancing’s’ i kanë lënë pa fjalë të gjithë. Por në lidhje me këtë bukuroshja Tilly ka këmbëngulur se ata të dy janë thjesht miq shumë të mirë.

Rikujtojmë se shfaqja më e re televizive e kuzhinierit Gordon Ramsay është kryqëzuar nga komentet dhe vlerësimet e dobëta. Shfaqja me titull “Bank Balance” është hequr pas transmetimit të serisë. Shfaqja e kuzhinierit 54-vjeçar nisi më 24 Shkurt me mbi dy milionë shikues, por pas rënies së shikueshmërisë dhe konfuzionit të shikuesve, BBC konfirmoi se shfaqja nuk do të kthehej për një sezon të dytë. Një zëdhënës i BBC, tha se:

Nuk ka plane aktuale për një sezon tjetër të “Bank Balance”.

Shfaqja transmetoi nëntë episode në shkurt dhe arriti rreth 2.7 milion shikues në kulmin e suksesit të saj. Ajo u filmua gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, dhe mesa duket nuk përfundoi ashtu siç duhej. Në “Bank Balance” konkurrentët u përpoqën t’i përgjigjen pyetjeve në mënyrë të saktë në mënyrë që të fitonin grumbuj shufrash ari dhe në fund të fitonin një çmim të parë deri në 100,000 £. Edhe pse Gordon i paraqiti udhëzimet ‘të thjeshta’, shikuesit përsëri mbetën të habitur.