Celebrities Gossip Showbiz

“Po pres me padurim të martën…”, banori do të largohet me dëshirë nga “BBV3”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Jetmiri është shprehur se po e pret me padurim mbrëmjen e së martës, për të sqaruar gjithçka gjatë spektaklit. Teksa ka qenë në oborr duke biseduar me Rozën, banori ka habitur me deklaratën e tij, duke u shprehur se mund të marrë valixhet edhe të largohet por para saj do i sqarojë të gjitha.

Roza: Çfarë po ndodh more?

Jetmiri: T’i sqaroj unë nesër të gjitha. O zot mezi po pres, është e marta ime. Hedhe edhe valixhen dhe iki por unë nesër do t’i jap një “bam bam bam” që o Zot, tërmet.

Roza: Pse? Për çfarë këndvështrimi e ke fjalën. Nuk flas, besoj se e ke kuptuar që unë nuk e shes muhabetin,

Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet sepse është një situatë e dalë jashtë kontrollit, e pamenaxhuar dhe ka një paaftësi të madhe.

Roza: Për kë e ke fjalën?

Jetmiri: Nesër do ta dëgjosh. Do pres prime-n e nesër dhe pastaj do shoh.

Roza: Mezi e pres se çfarë do bësh.

Jetmiri: Dhe unë mezi e pres.

Gjatë lojës vigani-shkurtabiqi, Erjola dhe Egla kanë qenë të dyja në kuzhinë e ndërsa ‘twerk-u’ ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, banoret e shfrytëzuar lojën si mundësi për ‘t’i vënë flakën’.