Botë e Çuditshme Celebrities

Prindërit e braktisën sepse ishte albine, rrëfehet modelja: “Të dukesh ndryshe është një bekim jo një mallkim”!

Lëkura e bardhë, flokët e arta dhe buzëqeshja janë karakteristikat që e bëjnë modelen albine me bukurinë e rrallë të dallojë nga të tjerët. Xueli është një modele e “Vogue”, por jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë nën dritat e famës dhe modelingut.

Prindërit e Xuelit, e kanë braktisur atë në derën e një jetimoreje për shkak se ishte albine dhe ky çrregullim gjenetik në Kinë konsiderohet një mallkim. Pikërisht ky “mallkim” e ka bërë Xuelin të dallojë nga të tjerët dhe tashmë në moshën 16-vjeçare të nis një karrierën në modeling duke u bërë edhe pjesë e “Vogue”.

Ndërkaq ajo është shprehur se:

Në kohën kur unë linda në Kinë, qeveria zbatoi një politikë për fëmijët me albinizëm. Disa fëmijë si unë u braktisën. Prindërit e mi nuk morën asnjë informacion në lidhje me mua, kështu që unë nuk e di se kur është ditëlindja ime. Por rreth një vit më parë, unë bëra një radiografi të dorës për të marrë një ide më të saktë të moshës dhe mjekët menduan se isha 15-vjeçe.

Në modelim, të dukesh ndryshe është një bekim jo një mallkim dhe më jep një platformë për të rritur ndërgjegjësimin për albinizmin. Albinizmi im do të thotë që unë kam vetëm 8 deri në 10% shikim dhe nuk mund ta shikoj drejtpërdrejt dritën pasi më dhembin sytë. Ndonjëherë nëse është shumë e ndritshme një shkrepje, unë them: “A mund t’i mbyll sytë apo mund ta bëni dritën më të butë?” Ose do të them: “Në rregull, mund të bësh tre fotografi me sytë e mi të hapur me blic dhe jo më shumë.

Unë e dua modelimin sepse më pëlqen të njoh njerëz të rinj, të praktikoj anglishten time dhe të shoh që njerëzit janë të kënaqur me fotot e mia. Unë dua të përdor modelimin për të folur për albinizmin dhe të them se është një çrregullim gjenetik, nuk është një mallkim. 

Njerëzit më thonë se duhet të pranoj gjëra në të kaluarën time, por mendoj se nuk është kështu. Unë nuk do të pranoj që fëmijët të vriten për shkak të albinizmit të tyre. Unë dua të ndryshoj botën. Unë dua që fëmijët e tjerë me albinizëm ose ndonjë formë tjetër të aftësisë së kufizuar të dinë se ata mund të bëjnë dhe të jenë gjithçka që ata dëshirojnë. Për mua, unë jam ndryshe në disa mënyra, por e njëjta me të tjerët. Unë e dua sportin dhe mund ta bëj si të gjithë. Njerëzit mund të thonë që ju nuk mund të bëni gjëra, por ju mundeni, thjesht provoni.

Modelja albine është adoptuar në moshën 3-vjeçare nga një familje në Holandë dhe prej asaj kohe jeton e lumtur. Si pamja ashtu edhe emri i vajzës është shumë i vecantë, Xeu domethënë borë dhe Li është e bukur.