Lifestyle

Provoni të qëndroni në këmbë gjatë një takimi pune, pak po e sigurt do të na falenderoni!

Qëndrimi në këmbë gjatë takimeve të punës ka përfitime të shumta. Ndihmon në ruajtjen e reaktivitetit, rrit përqendrimin dhe ju bën më kreativ. Kjo është mbështetur nga një studim i Universitetit të Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara, i cili për ta treguar, ngarkoi disa grupe kolegësh që të punojnë së bashku për 30 minuta në të njëjtin projekt. Reagimet fizike u matën duke aplikuar sensorë të vegjël, të aftë për të zbuluar “eksitimin fiziologjik” në pulset e pjesëmarrësve.

Ata që ishin mbledhur në dhoma pa karrige mbetën shumë më vigjilentë dhe aktivë se ata që ishin ulur në mbledhje dhe gjithashtu ishin më të prirur për të ndarë idetë e tyre, duke prodhuar projekte më cilësore. Së fundmi, hulumtimi nxori në pah dëmin e shkaktuar nga jetesa sedentare, e cila ka efekte negative si në shëndet ashtu edhe në produktivitet. Sugjerimi ishte rimendimi i hapësirave të punës, duke eliminuar para së gjithash karriget nga sallat e mbledhjeve.

Ndërkaq, në vendin e punës çdo ditë ndodhin dinamika interesante mes kolegësh. E keni menduar ndonjëherë se shenja e horoskopit mund të përcaktojë se me kë mund të ndërtoni marrëdhënie më të mira? Yjet zbulojnë se me kë shkon më shumë secila shenjë e horoskopit. Nuk është sekret që në vitin 2022, shumë prej nesh janë të mbingarkuar, ose të paktën e ndjejnë presionin e punës. Jeni duke punuar me orë të gjata, duke përjetuar ankthin dhe shëndeti juaj mendor dhe fizik po vuan për këtë.

Por, çfarë është ajo që i bën njerëzit të punojnë shumë, edhe kur i dinë ndikimet negative? Për shumë njerëz, më pak punë nuk ishte e barabartë me më pak stres. Edhe kur njerëzit mendonin se balanca e tyre punë-jetë ishte e paqëndrueshme, ata preferonin periudhat e zëna mbi ato të qeta. Në vend të kësaj, përvoja e punës optimale i joshi ata të besonin se mund të kontrollonin kërkesat e punës së tyre, kështu që ata përfunduan duke punuar shumë. Ja se si të përballeni kur jeni të varur nga puna.