Celebrities Music Showbiz

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur nga Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj, ”2 shotsa”!

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe ka të bëjë pikërisht me një këngë me Luizin.

Pas suksesit brenda shtëpisë se “BBV”, Luizin e prisnin një sërë bashkëpunimesh, të përgatitura paraprakisht dhe të finalizuara më pas me praninë e tij. Por nuk e dinim se surpriza e tij për fansat do të vinte kaq shpejt.

Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”. Projekti flet për dhimbjen nga ndarja, ndërsa që në sekondat e parë të publikimit është klikuar nga mjaft fansa që Luizi ka krijuar gjatë më shumë se 4 muajve e gjysmë të qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube. Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive nga fansat e Luizit.