Celebrities Music Showbiz

Jeni gati të pijmë “2 shotsa” me Luizin dhe Donaldin?!

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejllipërfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi ditën e djeshme nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe ka të bëjë pikërisht me një këngë me Luizin.

Pas suksesit brenda shtëpisë se BBV, Luizin e prisnin një sërë bashkëpunimesh, të përgatitura paraprakisht dhe të finalizuara më pas me praninë e tij. Por nuk e dinim se surpriza e tij për fansat do të vinte kaq shpejt.

Tashmë dy personazhet e preferuar të këtyre dy edicioneve të “Big Brother VIP” do të vijnë në një bashkëpunim muzikor. Dyshja do të publikojnë ditën e premte këngën “2 Shotsa”, e kompozuar nga Elgit Doda. Lajmin e kanë ndarë vetë ata, përmes një videoje në rrjete sociale. Luizi premtoi që do qëndrojë afër me publikun përmes muzikës dhe duket se ka filluar që ta mbajë këtë premtim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)