Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohet traileri i “Spencer”, filmi mbi jetën e Princeshës Diana!

Së fundmi është publikuar traileri i parë promovues i filmit “Spencer” për jetën e Princeshës Diana. Rolin kryesor e luan aktorja Kristen Stewart, ndërsa premiera pritet të jepet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 Shtator. Filmi ka të bëjë me një fundjavë që Diana e kaloi në Sandringham gjatë pushimeve të fundvitit 1991. Atëherë ajo mori vendimin për t’u divorcuar nga Princi Charles.

Dhjetor 1991: Martesa e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka kohë që ka filluar të prishet. Edhe pse ka zëra për tradhëti dhe divorc, paqja duhet të mbizotërojë gjatë pushimeve.

Në përmbledhje thuhet edhe:

Ushqimi, pirja dhe gjuetia. Diana e di që së shpejti gjithçka do të ndryshojë…

Nga fotografia e publikuar protagonistja shfaqet duke qarë dhe ka të veshur një fustan të bardhë që të kujton disi atë që kishte veshur Diana. Filmi “Spencer” është realizuar me regji të Pablo Larrain, ndërsa skenarin e ka shkruar Steven Knight. Muzika është bërë nga Jonny Greenwood i grupit “Radiohead”.

Kristen Stewart është aktorja e tretë së fundmi që provon të shkëlqejë në rolin e princeshës, pas Emma Corrin dhe Elizabeth Debicki në “The Crown”. Referuar komenteve online, njerëzit vlerësojnë transformimin e aktores, qoftë fizikisht ashtu edhe në aktrim. Sipas tyre, Stewart ka goxha potencial, të cilin Larraín ka qenë në gjendje ta përcjellë te “Spencer”. Filmi do të dalë në kinema më 5 Nëntor.