Health & Beauty Lifestyle

Rëndësia e temperaturës së ambientit në punë, si ndikon te produktiviteti i grave…

Çdokush që punon në zyrë i di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit. Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë. Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur burrat dhe gratë ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.

Sidoqoftë, sipas një studimi të ri, rritja e temperaturës së ambientit mund të jetë fitimprurëse për produktivitetin e grave. Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyrë mund t’ua përmirësojë grave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara. Për këtë studim, i cili është publikuar në revistën shkencore “Plos One”, hulumtuesit kanë analizuar 543 studentë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se gratë performojnë më mirë në detyra verbale dhe matematikore kur janë në temperaturat të larta. Pra, tani është dëshmuar se temperatura në zyrë nuk ka të bëjë vetëm më rehatinë e grave, por edhe me performancën e tyre në punë.

Të nisësh punën pas orës 10:00 të mëngjesit? Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmet kikardianë dhe gjumin. Thirrja e tij është e rëndësishme dhe provokuese.

Performanca në punë është shumë e rëndësishme për një individ. Që të jesh një punonjës i mirë dhe të kesh një përformancë të shkëlqyer nuk është edhe aq e vështirë, por thjesht kërkon një mirë organizim të gjithçkaje. Duhet që gjithmonë të përpiqesh që të jesh gjithmonë produktiv dhe gjithmonë prirjet dhe objektivat e tu të jenë të qarta