Celebrities Gossip Showbiz

Reperja e njohur Cardi B zbulon për herë të parë emrin dhe portretin e djalit të saj!

Së fundmi, reperja e njohur Cardi B ka zbuluar portretin dhe emrin e djalit 7 muajsh të cilin e ka nga lidhja e saj me reperin Offset. Përmes rrjetit social, Instagram Cardi ndau me fansat emrin e vogëlushit, i cili quhet Wave Set Cephus duke publikuar një foto të këndshme të tij. Menjëherë pas publikimit, fansat nisën të komentonin duke vënë në dukje ngjashmërinë me motrën e tij të madhe, Kulture.

Rikujtojmë, se lindja e Wave u njoftua nga çifti, i cili u martua në vitin 2017, më 6 shtator, me një foto në Instagram të foshnjës të vendosur në një batanije Louis Vuitton në spital me prindërit e tij. Offset ka gjithashtu tre fëmijë, vajzën Kalea dhe djemtë Kody dhe Jordan, me partneret e mëparshme.

Rikujtojmë, se para disa ditësh Cardi B u largua nga rrjetet sociale. Reperja 29-vjeçare fshiu llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram pasi u përplas me fansat për mospjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy 2022’. Në lidhje me largimin nga rrjetet sociale të saj Billboard kapi mesazhet përpara se të fshihej llogaria e saj dhe Cardi pati këtë reagim. 

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Së fundmi Cardi B dhe partneri i saj Offset kanë darkuar në Brooklyn Chop House me të gjithë ekipin e tyre dhe i kanë lënë stafit një bakshish shumë bujar. Burimet për median thanë se çifti i famshëm, i cili rezervoi disa tavolina në restorantin e njohur la një bakshish prej 1400 dollarësh në një faturë prej 3000 dollarësh.