Celebrities Music Showbiz

Rita Ora dhe Gryffin sjellin këngën më të re “Last of Us”!

Ylli i muzikës pop Rita Ora, ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re me titull “Last of Us”, në bashkëpunim me DJ-in amerikan të njohur, Gryffin. Ky projekt i ri prek zemrën e zhanrit ‘Dance-electronic’. Për më tepër, Rita ka vendosur të ndryshojë imazhin e saj tradicional, duke u shfaqur shumë ndryshe në videoklipin e këngës. Ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të këngëtares në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur pozitivisht për look-un e saj.

Kënga “Last of Us” është pritur me entuziazëm të madh nga adhuruesit e muzikës elektronike. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar vazhdimisht se është një nga zërat e fuqishëm në skenën ndërkombëtare. Rita Ora suksesin e jashtëzakonshëm në muzikë e modë, kërkon ta përsërisë edhe në bërjen e një dokumentari. Sipas The Sun bëhet e ditur se Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes Kosovë. Në lidhje me këtë ajo është shprehur se:

Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë.

Rita duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe fustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë të cilën shohim në historinë e Kosovës.