Celebrities Lajmet e fundit Music

Ronela Hajati befason me ‘look-un’ e saj në Torino!

Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit europian që pritet të mbahet në Torino. Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. “Sekret” është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për muajin e kaluar.Teksa i afrohemi datës 10 maj që do hapë spektaklin pikërisht me këngën e Ronelës, kanë nisur provat zyrtare ku ajo ishte gjithashtu e para.

Teksa së fundmi atë shpesh e kemi parë pjesë së eventeve që janë organizuar përpara se të fillojë Eurovizioni. Një ndër to ka qenë edhe konferenca për shtyp e zhvilluar në Torino, për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit europian ku mund të themi se Ronela u shfaq si një divë e vërtetë me një ‘look’ shumë unik.

Fotot dhe videot e postuara të shtunën pasdite morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës. Por, ajo që habiti ishte veprimi i Eurovision i cili fshiu nga faqja zyrtare foton e këngëtares gjatë performancës, pasi i ka konsideruar shumë “provokuese”.

Këngëtari Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike në Instagram duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit. Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18.