Celebrities Gossip Music Showbiz

Rritet numri i këngëve të shkruara nga inteligjenca artificiale, reagon i zemëruar Sting!

Artisti i madh, Sting u shpreh së fundmi se muzikantët po përballen me “nje luftë” për të mbrojtur punën e tyre, kundrejt rritjes së numrit të këngëve të shkruara nga inteligjenca artificiale. Muzikanti tha për BBC se:

Blloqet e ndërtimit të muzikës, na përkasin neve, njerëzve. Kjo do të jetë një betejë, në të cilën duhet të luftojmë të gjithë ne në vitet në vijim, të mbrojmë kapitalin njerëzor kundër inteligjencës artificiale.

Komentet e tij vijnë pasi inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar një numër këngësh, apo edhe për të “klonuar” vokalet e artistëve të famshëm. Në shkurt të këtij viti, artisti David Guetta, e ka përdorur teknologjinë për të shtuar zërin e artistit tjetër Eminem, në një prej këngëve të tij, ndërsa në prill është publikuar një duet i rremë mes artistëve Drake dhe The Weeknd. Sting vijon duke thënë se:

Është e njëjta gjë, sikur kur të shikoj një film dhe përmbajtje të gjeneruar nga kompjuteri. Nuk më impresionon aspak. Mërzitem menjëherë kur shoh pamje të gjeneruara nga kompjuteri. Njësoj ndihem edhe për muzikën e krijuar nga inteligjenca artificiale. Ndoshta për muzikën elektronike funksionon. Por, për këngët që shprehin emocione, nuk mendoj se mund të më pëlqejnë.

Ndërkaq, universitetet e Teksasit dhe Kolorados, në një studim të përbashkët ngrenë dyshimet për impaktin e inteligjencës artificiale mjedis dhe dëmtimin e tij. Sipas analizës ChatGPT “pi” një shishe 500 ml ujë të freskët për çdo bisedë të thjeshtë me një përdorues që përbëhet nga 20-50 pyetje. “Pirja” në rastin e inteligjencës artificiale nënkupton ujin që i nevojitet serverëve dhe procesorëve për t’i ftohur.