Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Sabiani mungon të dasma e ‘100 milionshit’ të tij!

Për muaj me rradhë “Big Brother VIP” mbajti të mbërthyer para ekranit miliona shqiptarë. Fituesi i edicionit të parë të tij u shpall balerini i njohur Ilir Shaqiri. Ditën e djeshme ai dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela.

Një dasëm me plot kuptimin e fjalës madhështore. Të pranishëm kanë qenë familjarë, miq por edhe personazhe mjaft të njohur të ekranit si Arbana Osmani, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Valbona Selimllari, Rovena Dilo, Inva Mula, Vera Grabocka e shumë të tjerë. Nuk duhen lënë pa përmendur edhe ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Jo vetëm gjatë qëndrimit brenda shtëpisë por edhe jashtë saj Iliri shpesh herë është takuar me disa nga ish-banorët si Sabiani, Meridiani, Sheila, Arditi apo Arjola. Epo mbëmjen e djeshme u vu re se në dasmën e tij mungonte një nga miqtë më të afërt, bëhet fjalë për Sabianin. Duke qenë se këngëtari i njohur mungoi në dasmën e “100 milionshit” të tij dhe kjo konfirmon prishjen e miqësisë së krijuar brenda.

Të gjithë e mbajmë mend raportin e ngushtë që Iliri krijoi me Sabianin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa të gjithë ishin të pranishëm në dasëm, Sabiani ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një Story duke treguar se ndodhej në Vlorë së bashku me djalin e tij të vogël.

Nga personazhet e BBV të ftuar ishin Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj. Nga ana tjetër, Fifi, Dj Pm dhe Dagz, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja, Beniada apo Einxhel Shkira mesa duket nuk kanë qenë të ftuar në dasmën e Iliri Shaqirit dhe Emanuelës.