Celebrities Gossip Showbiz

Samanta feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga këngëtari i njohur!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Bukuroshja feston ditëlindjen dhe në mesin e urimeve të bërë nga njerëzit e dashur të saj, ai që na tërhoqi vëmendjen është urimi i këngëtarit të njohur Ardit Çuni, njëkohësisht prej vitesh mik shumë i mirë i artistes.

Me anë të disa Instastory-ve, këngëtari i ka dedikuar disa fjalë shumë të bukura Samantës.

Në fakt këtu po i uronim ditëlindjen dikujt tjetër po skagjë. Sot dua të ta uroj unë ty, sepse kështu dua të shoh gjithmonë, të qeshur, të lumtur dhe duke kënduar siç di ti më mirë. Ti meriton botën dhe jam shumë me fat që kam gjetur motrën që nuk e kisha kurrë.

Duket se menjëherë pas publikimit të këngës së fundit Samanta  shumë shpejt do të vijë me një tjetër projekt muzikor, por kësaj rradhe me një bashkëpunim. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar një pjesë nga xhirimet e videoklipit nën shoqërinë e këngëtarit Ardit Çuni, duke treguar kështu se do të bashkëpunojnë në këngën e re. Gjithashtu kanë treguar se klipi do të xhirohet në Miami, Florida.