Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

Sara Berisha: “Ja gabimet që bëjnë vajzat me make up-in e tyre”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth botës së make up-it ishte e ftuar në studio Make Up artisja e njohur, Sara Berisha. Sara na tregoi më shumë rreth punës së saj së përditshme. E pyetur nga moderatoret Genta Hodo dhe Klodiana Vata se a preferohet në ditët e sotme make up-i natyral, Sara u shpreh se:

Make up-i natyral po futet në modë, edhe në Shqipëri. Unë kam 6 vite që merrem me make up, kam punuar në vende të tjera që më kanë ndihmuar të rritem profesionalisht dhe tani kam 2 vite që kam studion time. Preferencat e njerëzve janë të ndryshme. Instagrami na ka bërë të mundur që njerëzit të shohin punën tonë. Ka klientë që duan natyralen por ka edhe nga ata që duan të egzagjeruarën.

Ajo që më identifikon mua është grimi i pastër. Mua më pëlqen natyralja, pa egzagjerime. Unë klienteve kam të drejtë t’i sugjerojë një stil që i shkon, ndonjë produkt që i shkon me lëkurën dhe nuk mendoj se është e drejta ime t’i sugjerojë ndonjë ndërhyrje. Është arritje nga mua nëse punoj me portrete të ndryshme dhe klienti del i kënaqur, pra të punoj me çdo portret jo vetëm me portretet e bukura. 

Por cilat janë gabimet në make up që bëhen sot nga vajzat në përditshmërinë e tyre? Për këtë Sara thotë se:

Disa gabime janë vendosja e ngjyrës jo të duhur të fondantinës që ka diferencë me qafën. Një sugjerim i imi është që nëse nuk e përzgjedhin dot të duhurën, pasi le të themi është e vështirë mund të bëjnë një përzierje që ta përshtasin, Një gabim tjetër është egzgjarimi i kësaj fondantine gjatë ditës ose tualeti i egzagjeruar sidomos në pjesën e syve. Gjithsesi kjo varet nga preferenca e çdokujt.