Gossip Showbiz

Sara Hoxha dhe Elvana Gjata bëjnë ‘xing’!

Ndoshta është faji i trendeve të reja, pasi të gjitha pothuajse vërtiten rreth një koncepti, por këtë herë është paksa e dyshimtë…

Të dyja janë shumë të apasionuara pas modës, veshjeve, duken qartazi që ndjekin çdo trend të fundit dhe sigurisht nuk zhgënjejnë kurrë me zgjedhjet e tyre. Mesa duket dy bukuroshet shfaqen duke veshur të njejtën gjë. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Elvana Gjata dhe të dashurën e Ledri Vulës, Sara Hoxha.
Para disa ditësh, Elvana publikoi këngën e saj më të re me titull “Lot”, e cila është kthyer në një super hit për shumë pak kohë.

Artistja e shoqëroi këngën me publikimin e një videoklipi, ku në disa skena shfaqet mbi makinë e veshur me një kostum i cili është set, një xhaketë me një fund asimetrik.
Çuditërisht, disa ditë më vonë, ditën e ditëlindjes së saj, Sara, zgjodhi të vishte të njëjtin kostum si Elvana. Të njëjtin model dhe gjatësi.

Është bukur të ndryshosh stil dhe të marrim pak pushim nga klasikja, por gjithësesi, ky ‘xing’ i dy vajzave më të përfolura dhe të njohura nga të gjithë duken shumë tërheqëse dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.