Gossip Showbiz

“Sëmundja që kam shikohet si ndëshkim i Zotit”, aktori i njohur zbulon të vërtetën e tij tronditëse!

Ylli i “Pose”, Billy Porter, ka zbuluar së fundmi në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, se për herë të parë ai është diagnostikuar me diabet të tipit II dhe me HIV 14 vite më parë. Porter ka rrëfyer se në vitin 2007 jeta e tij mori një tjetër drejtim dhe këtë gjë madje e ka mbajtur të fshehtë nga nëna e tij, po ashtu edhe nga bashkëpunëtorët e serialit “Pose”, në të cilin ka pasur rolin e një personazhi të infektuar me HIV/AIDS.

Aktori u shpreh se:

Pose ishte një mundësi në të cilën unë mund të punoja me turpin nga HIV. Dhe më e bukura e Pray Tell ishte se unë kisha mundësinë të thosha gjithçka që doja të thosha përmes një personazhi. Turpi i asaj kohe u bashkua me turpin që ishte akumuluar në jetën time dhe kjo më bëri të jetoja me këtë turp për 14 vite. HIV-pozitiv, andej nga vijë unë dhe ku jam rritur, shikohet si ndëshkim i Zotit.

Ai ka treguar se gjatë pandemisë vendosi t’i tregonte gjithçka nënës së tij.

“E ke mbajtur këtë gjë të fshehtë për 14 vite? Mos e bëj më. Unë jam nëna jote dhe të dua pavarësisht gjithçkaje. E di që më parë nuk do të kuptoja, por kanë kaluar dekada tashmë”,-është shprehur Billy Porter duke kujtuar fjalët e nënës së tij. Dhe është e vërtetë. Është turpi im. Duke jetuar me trauma të bën të ndihesh i frikësuar. Por e vërteta të bën të ndihesh i lirë. Zemra ime është çliruar. M’u duk sikur dikush ma kishte mbajtur zemrën shtrënguar për shumë vite dhe tashmë ka ikur.

Aktori ka shtuar se falë zhvillimit të mjekësisë ai ka nivele gati të pazbulueshme të virusit në trup dhe se prandaj ishte i gatshëm që t’i tregonte hapur botës të vërtetën e tij.

Unë mbijetova, prandaj mund ta tregoj historinë. Për këtë jam këtu. Është koha të rritem dhe të ecë përpara sepse turpi është shkatërrues dhe nëse nuk ja del mbanë me të, mund të shkatërroj gjithçka në rrugën e tij.