Celebrities Film & Tv

Seriali “Cobra Kai” ka një super lajm të mirë për të gjithë!

“Cobra Kai”, një nga serialet më të pëlqyera, ka bërë me dije se do të vijë së shpejti me sezonin e tij të pestë. Ky lajm është bërë i ditur për të gjithë fansat nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, nga po vetë faqja zyrtare e serialit. “Cobra Kai” një serial me në qendër artet marciale është shumë i pëlqyer nga publiku. Sezoni i tij i katërt mjaft i suksesshëm pritet që të publikohet në muajin dhjetor në “Netflix”.

Seriali hit i “Netflix” i cili është i nominuar për “Emmy Awards” është rinovuar edhe për një sezon të pestë. Postimi në rrjetin social Instagram ishte një foto me një numër romak ‘5’ që nënkupton detyrimisht edhe zyrtarizimin e sezonit të pestë.

Në korrik seriali i famshëm mori nominimet për çmimet në “Emmy Awards” në kategoritë e ‘Outstanding Comedy Series’, ‘Outstanding Sound Editing for a Comedy’, ‘Outstanding Stunt Performance’,  dhe ‘Outstanding Sound Mixing for a Comedy’. Shfaqja kohët e fundit u bë edhe çështje kryesore pas shitjes prej 2.4 milion dollarëshe të rezidencës.

Në serialin e Netflix, Karate Kid Daniel, një rol i luajtur nga aktori i famshëm Ralph Macchio, u zhvendos dhe u përmirësua nga kompleksi i zymtë i apartamenteve, i shfaqur në filmat e mëparshëm, në një rezidencë luksoze pasi ai u bë një pronar i pasur. Vila e stilit toskan u regjistrua fillimisht për 2.65 milion dollarë pranverën e kaluar, kjo rezidencë ishte gjithashtu shtëpia e dy presidentëve amerikanë dhe legjendës së golfit Arnold Palmer.

Disa nga yjet postuan nëpër rrjetet e tyre sociale në lidhje me lajmet për sezonin e pestë që do të vijë. Ralph Macchio e mbishkroi postimin e tij:

Faleminderit, fansa! Më shumë histori do të vijnë për ju! Cobra Kai Series S5 do të fillojë xhirimet së shpejti! 

Martin Kove ndau gjithashtu nëpërmjet një postimi në Twitter një video ku lajmëroi për sezonin e pestë të serialit ku edhe shkroi se mëshira është për të dobëtit: