Celebrities Gossip Showbiz

“S’është krenari ta kesh as motër, as…”, Luizi debaton ashpër me Efin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Debatet mes Luizit dhe Efit kanë vazhduar edhe në mbrëmjen e sotme deri edhe në ofendime. Luizi është shprehur për Efin se është një personazh publik, të cilën askush nuk është krenar ta ketë motër. E kjo ka nisur shumë debate dhe diskutime edhe në shtëpi më pas edhe në studio.

Luizi: Ndoshta kanë çuar në finale Efin sesa Kiarën, se ajo mund të sjellë ndonjë situatë. Ajo ka ardh nga Për’Puthen, nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër. Efi nuk e fiton me qenë përballë, as ndaj Kristit, as ndaj Deas.

Efi :Unë kuptoj që ky person mban inat, dhe në atë moment çfarë nuk nxjerr nga goja. Dhe më pas pendohet, dhe vjen e përpiqet ta rregullojë situatën…

Luizi i ka befasuar të gjithë që në fillimin e spektaklit, pasi ka ndryshuar përsëri ‘look-un’ e tij. Tanimë nuk është më as bjond, por me flokë blu dhe ka tërhequr vëmendjen menjëherë. Nuk e dimë nëse ka vendosur të ketë këtë ‘look’ për disa kohë amo vetëm për këtë spektakël.