Celebrities Gossip Showbiz

E fiksuar pas operacioneve plastike, Katie Price paralajmërohet nga mjekët për rrezikun që i kanoset!

Ylli televiziv Katie Price është paralajmëruar nga një kirurg kozmetik se trupi i saj mund të jetë nën ‘stres’ të fortë për shkak të prirjes së saj për t’iu nënshtruar operacioneve të shpeshta plastike. Ish-modelja 43-vjeçe, i është nënshtruar një sërë procedurash kirurgjikale gjatë viteve, duke përfshirë rinoplastikën, liftim siluete të fytyrës, 3D, ‘faneers’, mbushës buzësh, botoks, tri ‘lifting’ të fytyrës, një ngritje të syve dhe vetullave dhe së fundmi operacionin e saj të 24-të në gjoks.

Pavarësisht mburrjes për listën e saj të gjerë të operacioneve, mjeku Alex Karidis ka pohuar se ai kurrë nuk do t’i rekomandonte klientëve të tij që t’i nënshtroheshin një numri të barabartë operacionesh. Ai tha për ‘Daily Star’ se:

Si kirurgë, ne kemi përgjegjësinë të jemi të sinqertë me pacientët dhe të themi nëse operacioni ia vlen vërtet. Do të isha shumë i kujdesshëm për t’i rekomanduar një sërë operacionesh që ajo i është nënshtruar. I gjithë ai stres në trup nuk është i mirë. Është nën presion kur operohet dhe kalon në mbingarkesë, kështu që kërkon kohë për t’u shëruar. Vjen një fazë ku duhet të tërhiqeni dhe të pyesni pse po e bëni atë. Askush nuk e kritikon Katien siç e kritikon ajo veten e saj.

Përfaqësuesi për media i modeles britanike nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga ‘DailyMail’ në lidhje me rastin. Ajo thuhet se ka bërë operacionin e saj të fundit plastik për zmadhimin e gjoksit në Belgjikë në dhjetor. Sipas ‘The Mirror’ familja e Katie është e tmerruar me operacionin e saj të fundit dhe thuhet se janë të zhgënjyer që kirurgët pranuan ta kryejnë atë.

Sipas një burimi nëna e saj u shpreh se:

Po bëhet vërtet budallaqe tani dhe më shumë se e papërgjegjshme. Të gjithë janë shumë të tmerruar, për të qenë i sinqertë.

Nëna e Katiet, Amy, më parë pranoi se kishte frikë se vajza e saj mund të kishte dismorfi trupore.

Ndoshta ajo e bën këtë sepse nuk ndihet mjaft tërheqëse, ose ndoshta është dismorfia e trupit. Një pjesë e problemit është se ajo i bën operacionet e saj pa pagesë, kështu që dikush po e shfrytëzon emrin e saj.

Rikujtojmë se nëna e pesë fëmijëve bëri operacionin e saj të parë estetik në moshën 18-vjeçare, në gjoks. Ndoshta nuk do t’a besoni por ajo e ka quajtur veten e saj një ‘përbindësh’ pak kohë më parë pas ndërhyrjeve të realizuara në Turqi. Kur e pa veten fillimisht sesi dukej, Katie u trondit dhe u shpreh:

Cfarë paskam bërë kështu?