Celebrities Gossip Showbiz

Si motër dhe vëlla, marrëdhënia e Bora Zemanit me Romeo Veshaj është për t’u patur zili!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Bora dhe Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë si kunetër dhe gjithmonë i kemi parë duke mbështetur njëri-tjetrin në projektet e tyre. Së fundmi Donaldi, Romeo, Bora dhe djali i saj po shijojnë pushimet në Milano dhe ditën e sotme Donaldi ka postuar një video, ku shfaqet Bora dhe Romeo duke biseduar dhe qeshur. Gjithmonë është vënë në dukje marrëdhënia e mirë që Bora dhe Romeo kanë si kunetër dhe se së fundmi Romeo në një nga postimet e tij ka shkruar për të “kush ka motër botën ka“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Fustani i kuq i Bora Zemanit tërhoqi vëmendjen natën e parë të “Dancing With The Stars”, ndërsa ndante skenën  krah Eno Popit. Fustani i shkurtër me mëngë të gjata me detajin e mrekullueshëm në fund është i markës së famshme franceze Alexandre Vauthier dhe ka kushtuar 2.314 dollarë. Kjo veshje magjepsëse nuk kishte si të mos kombinohej me sandalet ngjyrë argjendi të markës Aquazzura të cilat kushtojnë 1079 dollarë.